Kreu Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer, deklaroi se 32 persona u shpëtuan nga rrënojat në tërmetin me magnitudë 5,6 që ndodhi në orën 12:04 sipas orës lokale në rrethin Yeşilyurt të Malatyas dhe se puna e kërkim-shpëtimit vazhdon në dy ndërtesa.

 

Sezer në konferencën për shtyp të mbajtur në Kryesinë e AFAD-it dha deklarata rreth tërmetit me magnitudë 5,6 që ndodhi sot në Malatya.

 

Sezer, duke thënë se nga tërmeti i fundit u shkatërruan 29 ndërtesa, theksoi se në kërkim-shpëtim morën pjesë 657 persona.

 

Ai tha se një person humbi jetën, 110 persona tjerë u plagosën dhe 32 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit dhe se vazhdon puna e kërkim-shpëtimit në dy ndërtesa.

 

Duke kujtuar se kanë paralajmëruar të mos hyhet në ndërtesat e dëmtuara, kreu i AFAD-it Sezer tha: "Vazhdimisht ka pasgoditje dhe ndërtesat e dëmtuara janë në rrezik shembjeje".

 

Yunus Sezer theksoi se për sigurinë e qytetarëve duhet patjetër të qëndrojnë larg objekteve të dëmtuara./AA