Një 40 vjeçare në Itali vendosi të festonte ditëlindjen e saj dujke ngrënë sushi mirëpo fatkeqësisht humbi jetën.

 

Rossella Di Fuorti , 40-vjeçe vdiq në shtëpinë e saj në Napoli, si pasojë e hemorragjisë cerebrale pasi festoi ditëlindjen duke ngrënë sushi me familjen e saj në një restorant në qytet.

 

Këto janë rezultatet e para të ekzaminimit autopsik të urdhëruar nga Prokuroria Publike e Napolit që u zhvillua në Poliklinikën e Dytë të Napolit.

Për të marrë një pamje të plotë, ekspertët do të duhet të presin rezultatet histologjike që do të kryhen në mostrat e marra.

 

Pas autopsisë, priten rezultatet histologjike për të vërtetuar se çfarë ndodhi dhe nëse mund të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë midis vaktit me bazë sushi dhe asaj që ndodhi pas kthimit në shtëpi ku gruaja fillimisht kishte të vjella, e më pas u rrëzua dhe vdiq. Edhe persona të tjerë kishin konsumuar të njëjtat pjata, por asnjëri prej tyre nuk kishte pasur shqetësime.

 

Burri kishte denoncuar në policinë gjyqësore se gruaja e tij nuk kishte pasur asnjëherë më parë reaksione alergjike ndaj ndonjë lloj ushqimi.