Me 103 të vrarë në 24 orët e fundit, është rritur në 29.195 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës, popullatën e të cilës e ka detyruar të qëndrojë në uri dhe pa ujë.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 137 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në deklaratë bëhet e ditur se në 24 orët e fundit forcat izraelite kanë vrarë edhe 103 palestinezë të tjerë në Rripin e Gazës dhe se është rritur në 29.195 numri i personave që kanë humbur jetën në sulme.
Në sulmet e fundit janë plagosur edhe 142 palestinezë dhe se numri i të plagosurve gjithsej në Rripin e Gazës ka arritur në 69.170.
Në deklaratë theksohet se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite./aa