Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dhuruar një automjet të prodhimit rus liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Sipas lajmit të Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), Putin i dhuroi liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un një automjet të prodhimit rus për përdorim personal si shenjë e miqësisë së tyre të veçantë.

Automjeti, modeli i të cilit nuk përcaktohet, u mor në dorëzim nga Kim Yo-jong, motra e Kim dhe Sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Pak Jong-chon.

Kim deklaroi se dhurata është tregues i lidhjes së veçantë mes liderëve të dy vendeve dhe i përcolli falënderimet, siç ka thënë, vëllait të tij të madh, Putin.

Ndërkohë nuk janë ndarë informacione se si është dërguar automjeti dhe se ku është dorëzuar.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim në vizitën e tij që zhvilloi shtatorin e vitit të kaluar në Rusi hipi në limuzinën personale "Aurus Senat" të Putinit. Theksohet se marrëdhëniet mes dy vendeve u avancuan edhe më tej pas kësaj vizite./aa