Një i moshuar u vra nga pula e tij e dhunshme që sulmoi më parë një fëmijë, në Irlandë.

 

I mbijetuari nga kanceri Jasper Kraus, i cili jetonte në atë kohë pranë Ballinasloe, u vra pasi u sulmua nga një pulë Brahma.

 

Holandezi 67-vjeçar, dikur nga Haga e Holandës, pësoi një atak në zemër pasi zogu i nguli sqepin në këmbë, duke i bërë të humbiste shumë gjak.

 

 

Oficerët e policisë dhe vajza e tij Virginia Guinan e gjetën Kraus të shtrirë në një pellg gjaku nga plaga në pjesën e pasme të këmbës së tij.

 

Komshiu i tij tha se ai ishte në gjendje të pëshpëriste fjalën 'gjel' ndërsa humbi dhe rifitoi vetëdijen.

 

Paramedikët kryen CPR mbi viktimën, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme.