“Teuta” dhe “Tirana” e kanë mbyllur në barazim pa gola në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, zhvilluar në Durrës.

Në impiantin “Niko Dovana”, bardheblutë e drejtuar për herë të parë nga trajneri Erbim Fagu luajti me intensitet, duke kërkuar fitoren, por pa arritur të gjej golin. Durrësakët nga krahu tjetër nuk përfituan ga faktori “shtëpi”. Dueli mes dy skuadrave mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit.

Më herët, në “Kukës”, “Partizani” triumfoi me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i përballjes u shënua nga Gjelbrim Taipi në minutën e 43, me një aksion të rrjedhshëm. Kështu, të kuqtë e Orges Shehit marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë dhe në 5 mars presin verilindorët në Tiranë.

Sfidat e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë:

“Kukësi”-“Partizani 0-1
“Teuta”-“Tirana”   0-0
“Erzeni”- “Vllaznia”, dt 21 shkurt 13:30
“Laçi”-“Egnatia”  21 shkurt  13:30