Bujqësia shqiptare do të përfitojë nga përvoja turke në modelin e sigurimit në bujqësi.
 
Kështu u shpreh, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit mes dy vendeve në fushën e Bujqësisë, në Ankara, ku ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, në takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë mes dy qeverive.
 
“Modeli i sigurimit në bujqësi, është një projekt i cili do të gjejë bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë turke, për një bujqësi më të fortë përballë vështirësive klimatike dhe për të lehtësuar aksesin në financë për sigurimin e prodhimit bujqësor për fermerët tanë”, tha Denaj.
 
“Ne do të vijojmë punën për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tregtare Shqipëri-Turqi, dhe rritjen e eksporteve bujqësore made in Albania drejt tregjeve të Turqisë”, u shpreh ajo./ata