Ndërron jetë fëmija i cili u nxor nga rrënojat në qytetin Hatay, 296 orë pas tërmetit.

 

Samir Muhammed Accar dhe bashkëshortja e tij u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa fëmija i tyre nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjeve të kryera pas nxjerrjes nga rrënojat.

Në të njëjtën rrënojë dyshohet se kanë humbur jetën edhe 2 fëmijët e çiftit.

Mësohet se Ragda Accar pas ndërhyrjes së parë të kryer në spitalin fushor u dërgua me helikopter ambulancë në spitalin e trajnimit dhe kërkimit të qytetit Adana.