Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi kishte kryer disa vjedhje. Në pranga ka rënë 38 vjeçari i identifikuar si G.Ll i cili është kapur në flagrancë teksa theu xhamin e një makine dhe vodhi sendet personale që ndodheshin brenda automjetit.

 

 

Pas arrestimit të tij, u zbardhën edhe dy vjedhje të kryera më herët nga i arrestuari gjatë periudhës janar-shkurt. Një tjetër vjedhje e sendeve personale brenda një makine dhe vjedhja e një biçiklete.

Ndërkohë policia ka vijuar hetimet për të zbardhur të gjitha vjedhjet që 38 vjeçari mund të ketë kryer.