Kush është më i mirë Maradona apo Messi? Në Argjentinë, por jo vetëm, kjo çështje ka ngjallur mjaft debat mes sportdashësve. Tifozët e futbollit janë të ndarë në dy kampe, por që sigurisht të dy mbeten lojtarët më të mirë në histori.

 

Një mendim mbi këtë diskutim të zjarrtë e dha edhe Angel Di Maria, i cili u shpreh:

“Maradona është Maradona. Ai do të mbetet përgjithmonë në histori. I heq kapelen Diegos. Ai më ka mbështetur në momentet më të vështira të karrierës sime. Por për brezin tim, Messi është më i miri në histori. Është për të ardhur keq që Maradona nuk e pa se si Leo u bë kampion bote. Nëse Messi do të ngrinte Kupën e Botës në prani të Diegos, do të ishte shumë mirë”, tha anësori për ESPN.

 

 

Kujtojmë se kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës 2022, e zhvilluar në Katar në fund të vitit të kaluar. Në ndeshjen finale amerikano-jugorët mposhtën Francën 4:2 me penallti. Messi u njoh si lojtari më i mirë në Kupën e Botës.