Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli ka marrë një letër falenderimi nga Presidenti i Komitetit Olimpik Italian, CONI, Giovanni Malagò.
Nëpërmjet kësaj letre presidenti Giovanni Malago ka shprehur vlerësimin e tij dhe për punën impresionuese që ekipi i KOKSH dhe Presidenti Fidel Ylli janë duke bërë për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.
Ndër të tjera në letrën e tij, presidenti i Malago shkruan: “Jam shumë i lumtur që vizitova vendin tuaj dhe dua t’ju them përsëri faleminderit për mikpritjen. Jam krenar të ndaj me ju një udhëtim në emër të rëndësisë së sportit dhe kontributit të tij të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë në çdo aspekt”./ata