Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, ai i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, u takuan sot me drejtoreshën e zyrës USAID në vendin tonë, Mischere Kawas dhe përfaqësuesen e UNDP në Tiranë, Monica Merino për të diskutuar hapat e radhës të projektit të USAID në këto bashki që synon të lidhë komunitetet vulnerabël me shërbimet për të cilat ata kanë nevojë.
Projekti i UDAID i mbështetur dhe nga UNDP në këto tre bashki mbështet organet e qeverisjes vendore për të ofruar shërbime sociale të integruara, duke përfshirë qasje në drejtësi, kujdes shëndetësor, arsim dhe mbrojtje sociale.
Pushtetet vendore do të punojnë si pjesë e një ekipi koheziv në partneritet me organizatat e shoqërisë civile dhe do të pilotojnë një model për shërbimet e integruara të kujdesit social, i cili mund të përsëritet.
Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara bëri të ditur se përmes këtyre projekteve po synohet të hiqen barrierat për qasje në shërbime dhe të krijohet një sistem i integruar dhe i qëndrueshëm mbështetjeje, në mënyrë që askush të mos mbetet pas./ata