Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi paralajmëroi ulje të çmimeve të pasaportave dhe të kartës së identitetit. është pyetur për fleksibilitetin që mund të ketë për qytetarët ndryshimi nga kompani private në publike për prodhimin e pasaportave dhe kartave të ID.

 

 

Pasi prodhimi i këtyre mjeteve të identifikimit nuk është më në dorë të një kompanie private, Çuçi tha se me “IdentiTek” do mund të ketë fleksibilitete dhe shteti do mund të ndërhyjë më tepër për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Kompania publike ndihmon gjithashtu për të lehtësuar barrierat e dikurshme për të bërë ndryshime efiçente për qytetarët.

 

“Nuk është e lidhur fare me çmimin, është marrëdhënie kontraktore me kompaninë që mbaron në korrik të këtij viti. Do përfundojmë kontratën dhe do e marrim në dorëzim gjithë kompaninë e kartave. Pastaj çështja e çmimit është një çështje që vendoset. Jemi më fleksibël për t’i ndryshuar çmimet. Jemi fleksibël por s’lidhet me ndryshimin e ligjit.”, -tha Çuçi.