Artisti shqiptar Ardian Isufi ka hapur për herë të parë ekspozitën e tij personale në Bari të Italisë. Ekspozita “Ëndrra Metalurgjike” kuruar nga Gaetano Centrone, është hapur prej 16 shkurtit në ambientet e Teatrit Kursaal Santalucia në Bari dhe do të qëndroje e hapur deri me 30 mars.

Në ekspozitë tregohen industritë e pashfrytëzuara nga periudha komuniste të shndërruara në parqe argëtimi, oxhaku i një ish-fabrike qelqi i përdorur si minare xhamie si dhe bunkerët ushtarake të kthyer në hapësira të shenjta të kishave ortodokse në Lin të Pogradecit.

‘Shqipëria ka qenë e mbushur me mijëra bunkerë gjatë periudhës komuniste, të cilat në mënyrë paradoksale nuk e mbronin vendin nga një armik, që ishte vetëm imagjinar, por e izoluan atë nga pjesa tjetër e kontinentit. Sipas një raporti ushtarak që doli nga arkivat, janë instaluar 176,000 bunkerë në Shqipëri. Disa prej tyre janë rikonvertuar nga popullsia vendase me qëllime të ndryshme, dhe një nga rastet më të bujshme është ai që u shndërrua në një kishë të vogël. Kisha Ortodokse, në fshatin Lin të qytetit të Pogradecit.’- shkruan artisti në rrjetet sociale.

Një ekspozitë që shpaloset përmes mjeteve të ndryshme të komunikimit: kuti ndriçimi, piktura, video dhe fotomontazhe, skulptura, madje edhe në lëvizje.

Një projekt i promovuar nga Rajoni i Pulias dhe fondacioni Pino Pascali, për të forcuar shkëmbimet në fushën e artit midis dy brigjeve të Adriatikut.

Është Shqipëria që lë pas barrët e së shkuarës dhe diktaturën e Enver Hoxhës. Zëvendësuar nga projekte të reja, ëndrra, shpresa, shkruajnë mediat italiane.

“Ne e donim fort atë në këtë vend që kohët e fundit është përdorur si hapësirë ​​ekspozite dhe që duke qenë se ka pamje nga deti, duhet të kishte pikërisht këtë rol: si një vëzhgues për kërkimin ndërkombëtar të artit”, thotë Gaetano Centrone, tha kurator i shfaqjes për Rai News.