Organizata më e madhe në botë për të drejtat e pasagjerëve ajrorë, AirHelp, ka publikuar raportin e saj vjetor mbi aeroportet më të mirë dhe më të këqij në botë.

194 aeroporte anembanë botës u vlerësuan në këto kategori: përpikmëri, opinion i klientit, ushqim dhe dyqane.

Sipas analizës së AirHelp, Aeroporti Ndërkombëtar Muscat në Oman zuri vendin e parë në listën globale të aeroporteve më të mira në botë. Edhe pse aeroporti është i ri në analizën e AirHelp, ai përsëri mori notat kryesore në të tre kategoritë.

Aeroporti Ndërkombëtar Recife/Guararapes-Gilberto Freyre i Brazilit mbetet në vendin e dytë në listën globale për vitin 2023, i ndjekur nga afër nga Aeroporti Ndërkombëtar Cape Town i Afrikës së Jugut.

Katër aeroporte në top 10 në listën globale të AirHelp vijnë nga Brazili, tre janë nga Japonia dhe asnjë nga Europa.

Aeroportet evropiane nuk ia dolën mirë në renditjen e këtij viti – vetëm nëntë prej tyre hynë në listën e 50 më të mirëve.

Aeroporti i Bilbaos i Spanjës u rendit i 21-ti në listën globale, gjë që e bën atë gjithashtu aeroportin më të mirë evropian në vitin 2023.

Renditja e dytë më e mirë në kontinentin evropian shkon në aeroportin e Helsinkit Vantaa në Finlandë, ndërsa vendi i tretë në Evropë iu dha aeroportit Gdansk Lech Walesa në Poloni, i cili aktualisht është në vendin e 28-të në listën globale./tesheshi