Ushtria izraelite ka bërë me dije se ka përfunduar operacioni ushtarak në Spitalin Nasser.
Në javët e fundit, rreth 200 persona u arrestuan brenda dhe rreth kompleksit të spitalit.
Al Jazeera, raporton se ka ende një shkëmbim intensiv zjarri në afërsi të spitalit Nasser , ku ushtria izraelite vazhdon të mohojë hyrjen e autokolonave të ndihmës.
Ushtria izraelite e bllokoi spitalin nga marrja e furnizimit me ujë ose karburant që i nevojitej për gjeneratorët e energjisë gjatë rrethimit të spitalit.
Zyrtarët nga OKB-ja që kryen misione evakuimi nga institucioni i dytë më i madh mjekësor i enklavës përshkruan kushte “të tmerrshme”, duke thënë se operacioni ushtarak izraelit atje kishte transformuar një “vend shërimi” në një “vend vdekjeje”.