Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi priti sot në ambientet e selisë së Kuvendit gjimnazistët e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në Berat.

Temë e bisedës me të rinjtë ishte bullizmi online dhe mënyrat për t’u mbrojtur ndaj këtij fenomeni social.

Po ashtu në takim u diskutua mbi mekanizmat ligjorë që mund të aplikohen për frenimin e këtij fenomeni.

Deputeti Bledi Çuçi, njëkohësisht drejtues politik i PS-së në qarkun e Beratit priti të rinjtë në kuadër të programit “Kuvend-ON”, si pjesë e programit të edukimit qytetar që zbatohet në Kuvendin e Shqipërisë.

Në sallën e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të rinjtë diskutuan konkretisht për çfarë mund dhe duhet të bëjnë qytetarët, organet e rendit, si dhe trupa legjislative për marrjen e masave, në kuadër të rritjes së sigurisë në rrjete sociale për mbrojtjen e të rinjve./ata