Për futbollistin shqiptar Ernest Muçi, java e 27-të e superligës turke të futbollit solli jo vetëm emocionet e shënimit të një goli, por edhe rreshtimin në 11-en më të mirë të javës.
22-vjeçari i Kombëtares shënoi golin e parë në Turqi me Besiktas, kjo pas fitores 0-2 me Istanbulspor. Platforma e futbollit “Sofascore” ka vendosur ish Futbollistin e Tiranës në 11-en më të mirë të javës, duke vlerësuar performancën e futbollistit. Ai ka vetëm pak javë në Turqi, tek Besiktash, por po tregon se për turqit është një blerje e rëndësishme, që po përmirëson sezonin e bardhezinjëve.
Në formacionin më të mirë të javës nga Besiktas është vetëm Muçi, me sulmuesin që në ndeshjen e fituar në fundjavë ishte njeriu i sfidës.