Samsung prezantoi një produkt të ri në kategorinë e pajisjeve të veshura.
Unaza Galaxy e Samsung do të jetë një pajisje e veshur me veçori që do të monitorojnë shëndetin e përdoruesit. Këto përfshijnë rrahjet e zemrës dhe problemet me gjumin, ndërsa unaza inteligjente pritet t’u japë përdoruesve një rezultat gatishmërie për ditën e tyre, tha një ekzekutiv i kompanisë për CNBC.
Me pak fjalë, pajisja e re e Samsung ofron kryesisht disa funksione që ekzistojnë tashmë në orët inteligjente, por në një formë më elegante.
Kreu i ekipit të shëndetit dixhital të Samsung, Hon Pak, foli për përpjekjen e parë të kompanisë në unazat inteligjente, si dhe mendimet për një abonim në aplikacionin ‘Samsung Health’ dhe vizionin për një ‘trainer’ të asistuar nga AI.
Ai tha se unaza është e pajisur me sensorë që mund t’i ofrojnë përdoruesit matje të rrahjeve të zemrës, ritmit të frymëmarrjes, sa shumë lëviz gjatë gjumit dhe sa kohë i duhet një personi që të bjerë në gjumë, pasi të jetë në shtrat.
Sakaq, shtoi se Galaxy Ring do t’i japë përdoruesit një “rezultat vitaliteti”, i cili “mbledh të dhëna rreth gatishmërisë fizike dhe mendore për të parë se sa produktivë mund të jenë”.