Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u largua për herë të parë nga Ukraina, në udhëtim zyrtar, në dhjetor të vitit 2022.
Në skenën politike botërore, për shembull në samitin e G7 në Elmau të Bavarisë, ai foli përmes videos duke treguar pamje nga Ukraina. Kurse në këtë datë, pas një bisede telefonike me Biden, shkeli në Uashington.
Ashtu sikur u shfaq në 24 shkurt, paraqitja e tij, edhe para kongresmenëve amerikan, ishte me uniformën ushtarake, xhaketën jeshile. “E gjithë bota po na vëzhgon, për të mësuar fatin me të cilin do të mund të përballen vendet që duan të jetojnë të lira. Ukraina nuk është dorëzuar, ishte deklarata e tij, jashtë tokës së vendit që drejton si president.
Sot Zelensky, ndodhet në Tiranë, dhe ka realizuar më shumë se 35 vizita, ku kërkon armë e ndihmë për Ukrainën. Udhëtimin e dytë jashtë vendit, Zelensky e bëri në 8 shkurt të 2023. Pas një vizite disa orë në Londër, ku iu drejtua parlamentit britanik, në mbrëmje u prit nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, në pallatin Élysée.
Në 9 shkurt të po këtij viti, Presidenti i Ukrainës, mban një fjalim në Parlamentin Europian gjatë së cilit këmbënguli në kërkesën që vendi që ai drejton t’i bashkohet familjes europiane. “Ne duam të vijmë në shtëpi, në Europë,. Unë jam këtu që të mbroj rrugën e popullit tim drejt shtëpisë”, u tha Zelensky ligjvënësve europianë.
Një tjetër vizitë e rëndësishme e tij, ishte më 5 prill të 2023, bashkë me bashkëshorten, Olena, u prit me nderime ushtarake nga presidenti polak, Andrzej Duda, dhe gruaja e tij, Agata. Në pallatin presidencial në Varshavë Presidenti polak u nderua me “Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë”, i cili është “urdhëri më i vjetër dhe më i rëndësishëm polak”.
Në 13 Maj 2023, Zelensky për 40 minuta takohet me Papa Françeskun në selinë e shenjtë të Vatikanit. Një skulpturë të vogël, degë ulliri, simbol i paqes, iu dhurua nga kreu i katoliçizmit, e në këmbim, presidenti ukrainas i dha Papës një ikonë të Madonna-s të pikturuar në mbetjet e një jeleku antiplumb.
Në udhëtimin e tij të parë në Itali, para se të nisej për tek Papa, u takua me kryeministren italiane Giorgia Meloni. “Një vizitë e rëndësishme për afrimin e fitores së Ukrainës!”, shkroi ai.
Pas Italisë, fluturoi në Britani, dhe ishte vizita e dytë në këtë vend. Kryeministri britanik Rishi Sunak e priti në rezidencën e tij në Chequers dhe e u përqafuan sa u panë.
Disa ditë më vonë më 20 Maj, Zelensky mori pjesë në samitin e G7-s në Hiroshima.
“Paqja për vendin sot afrohet më shumë”, shkroi ai .
Në korrik të vitit të kaluar, lideri i Ukrainëss u prit nga presidenti i Turqisë, Recep Erdoğan. Nga Stambolli i shpreh se i lumtur që Turqia është pro synimeve të vendit të tij për t’iu bashkuar NATO-s. Në Tetor Zelensky, mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s, ku foli edhe për situatën në Izrael.
“Ju keni pasuri. Ato ruse. Na shkatërruan, ne mund t’i përdorim këto para, për rindertimin e Ukrainës, tha ai.