Mbreti i Norvegjisë, Harald V, 87 vjeç, është shtruar në spital në Malajzi për shkak të një infeksioni të kontraktuar gjatë pushimeve të tij, njoftoi Familja Mbretërore Norvegjeze në një deklaratë.

“Madhështia e tij Mbreti është sëmurë gjatë pushimeve të tij në Malajzi dhe është shtruar atje me një infeksion”, thuhet në deklaratë.

“Mbreti është nën monitorim të mirë nga personeli mjekësor malajzian dhe norvegjez”, njoftohet më tej./aa