Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi të martën se Izraeli do të humbasë mbështetjen ndërkombëtare nëse vazhdon agresionin e tij në Gaza.
"Izraeli ka gëzuar mbështetje dominuese të shumicës dërmuese të shteteve. Nëse kjo vazhdon me këtë qeveri tepër konservatore që ata kanë, me (ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar) Ben-Gvir dhe të tjerët, ata do të humbasin mbështetjen nga e gjithë bota dhe kjo nuk është në interesin e Izraelit", tha Biden në një intervistë të drejtpërdrejte në NBC.
Biden pohoi gjithashtu se muaji i shenjtë musliman i Ramazanit ofron mundësi për armëpushim të përkohshëm. "Ka patur një marrëveshje nga izraelitët që të mos angazhohen në aktivitete gjatë Ramazanit, në mënyrë që të na japin kohë për të nxjerrë të gjithë pengjet", tha ai.
"Kjo na jep kohë që të fillojmë të lëvizim në drejtime në të cilat shumë vende arabe janë të përgatitura të lëvizin", nënvizoi më tej Biden, duke shtuar se "Arabia Saudite është e gatshme të njohë Izraelin" nëse armiqësitë pushojnë.
"Esenca është se e vetmja mënyrë se si Izraeli do të mbijetojë në fund - dhe unë jam kritikuar kur thash se nuk duhet të jesh hebre për të qenë sionist. Unë jam sionist - por këtu është thelbi: ata gjithashtu duhet të përfitojnë nga thirrjet për paqe dhe siguri për izraelitët si dhe për palestinezët, nga të cilat Hamasi po përfiton", tha Biden./aa