FSHF organizon workshop me temë “Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja në Futboll”

FSHF organizon workshop me temë “Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja në Futboll”

Në aktivitetin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” morën pjesë përfaqësuesit e klubeve të “Abissnet Superiore”, drejtorë, trajnerë, futbollistë dhe futbolliste.

Në këtë workshop u prezantuan disa tema konkrete që kishin të bënin me diversitetin, barazinë dhe përfshirjen në futboll – rëndësia e ushtrimit të këtyre vlerave, përfitimet kur ushtrojmë këto vlera dhe u prezantuan disa raste studimore në lidhje me këto çështje që përfshijnë jo vetëm lojtarët në fushë dhe stafin që punon, por një gamë të gjerë faktorësh dhe organizatash.

Duke përfaqësuar këto vlera, jepet një shembull pozitiv për industritë dhe komunitetet e tjera, thyhen barrierat shoqërore, sfidohen stereotipet, krijohet një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe e barabartë, përfshirja rrit angazhimin e tifozëve, forcohet lidhja mes klubeve dhe mbështetësve, hapen dyert për tregje të reja dhe burime alternative të ardhurash, si edhe klubet dhe organizatat mund të shfrytëzojnë një mori idesh, të nxisin inovacionin dhe të zhvillojnë zgjidhje kreative për sfidat brenda dhe jashtë fushe.

Gjatë këtij workshop-i të gjithë pjesëmarrësit diskutuan mbi temat dhe folën për problematikat që hasin në përditshmëri si edhe ndanë idetë për mënyrën dhe strategjitë që mund të ndiqen për të përmirësuar futbollin dhe strukturën e një klubi./ata

Artikuj të ngjashëm

Advertisement