Zvicra synon që të bëjë paraqitje pozitive në Euro 2024, duke qenë kështu protagoniste në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë. Ekipi i Murat Yakin gjendet në grupin A, së bashku me Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë.
Së fundmi janë publikuar edhe fanellat zyrtare që do të përdoren në Europian. Në bazë të asaj që shihet, nuk ka shumë ndryshime, me Helvetët që kanë preferuar që të qëndrojnë “besnik” të ngjyrës së kuqe.