Viti 2024 quhet “vit i brishtë” për faktin se muaji shkurt këtë viti ka 29 ditë. Arsyeja e “viteve të brishta” vjen për shkak të orbitës së Tokës. Sasia e ditëve që i duhet Tokës të bëjë një rrotullim të plotë rreth Diellit, nuk është një numër i plotë. 365 ditët që ne numërojmë, në fakt sipas shkencëtarëve janë 365.242190 ditë.

Vitet si 2024, numërojnë 366 ditë dhe përsëriten çdo 4 vjet për të kompensuar një ditë të munguar, si pasojë e papërputhshmërisë mes kalendarit gregorian dhe kohëzgjatjes së rrotullimit të Tokës rreth Diellit.

Mospasja e viteve “të brishta” do të shkaktonte në perspektivën e shekujve një përmbysje të kalendarit. Kështu, festat standarte, me data fikse, si psh. Krishtlindja, do të zhvendoseshin në stinë të tjera.

Për britanikët, çdo katër vjet, data 29 shkurt quhet ndryshe edhe si Dita e Beqarëve ose Dita e Privilegjit të Zonjave. Ekziston një traditë e lashtë irlandeze sipas së cilës, sa herë kalendari shënon 29 shkurt, gratë kanë privilegjin e të propozuarit në martesë, bazuar në legjendën e Shën Brixhid dhe Shën Patrikut. Ndryshe nga tradita e përbotshme ku është burri ai që propozon gruan./ata