Autoritetet rumune kthyen mbrapsht një sasi dhe disa qindra tonë klementina greke, një lloj i veçantë mandarine.
Lajmi bëhet i ditur prej ministrisë greke të bujqësisë e cila njoftoi se në ngarkesën e klementinave u gjet cyprodinil 10 herë më shumë 0s 0.176 mg se doza e lejuar 0.002 mg.
Cyprodinil është një pesticid homonal që shton potencën e bimës dhe zhduk myqet. Përdorimi mbi sasinë e lejuar në bimë, shkakton dëmtime të rënda tek përdoruesit e frutës.
Përdorimi i kufizuar i tij është paralajmëruar në vitin 1991 ndërsa BE e ka vlerësuar si të rrezikshëm mbi normat e lejuara në vitin 2010.
Autoritet rumune njoftuan se kanw analizuar qindra sasi agrumesh që hyjnë në vend dhe ky është rasti i parë që gjendet një ngarkesë kaq e madhe hormonale në sasi frutash të gatshme për konsum.
Greqia është një ndër furnizuesit më të mëdhenj të tregut rumun me agrume.