Forcat izraelite vranë një palestinez 16-vjeçar në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se ka rënë dëshmor i riu palestinez 16-vjeçari i quajtur Mustafa Abu Shelbek, i cili u qëllua për vdekje nga forcat izraelite në Ramallah.

Sipas dëshmitarëve okularë, Abu Shelbek, i cili jetonte në kampin e refugjatëve Qalandia në veri të Ramallahut, u qëllua nga forcat izraelite gjatë përleshjeve që shpërthyen pranë kampit të refugjatëve Al-Amari.

Ushtarët izraelitë bastisën kampin e refugjatëve Al-Emari, kapën një automjet që u përkiste palestinezëve dhe hynë me forcë në shumë shtëpi. Më pas shpërthyen incidente mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve. Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj palestinezëve të cilët reaguan ndaj bastisjes.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori 2023 është rritur në 420./aa