Avionët luftarakë izraelitë kryen dy sulme ajrore në periferi dhe qendrën e qytetit Ayta ash-Shaab në jug të Libanit të dielën vonë.
Sulmi i parë ajror kishte në objektiv periferinë veriore të qytetit pranë Khallet Warda ndërsa sulmi i dytë goditi qendrën e qytetit, njoftoi agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA.
Ambulancat u dërguan në Ayta ash-Shaab si masë paraprake, shtoi agjencia. Nuk ka raportime për viktima.
Avionë luftarakë izraelitë dhe dronët fluturuan gjithashtu mbi qytete në qarkun Tire në jug të Libanit, njoftoi NNA./aa