Të paktën 4 persona u vranë dhe 3 u plagosën kur disa sulmues të armatosur të maskuar hynë në një festë në kopshtin e një shtëpie dhe hapën zjarr në shtetin amerikan të Kalifornisë.

Departamenti i Policisë në King City tha se raporti për sulmin me armë zjarri erdhi dje rreth orës 18:00 me orën lokale.

Tre sulmues të maskuar u futën në një festë në kopshtin e një shtëpie, hapën zjarr mbi turmën dhe vranë 4 persona.

Thuhet se 3 personat e plagosur nga sulmi janë transportuar në spital ndërsa sulmuesit e paidentifikuar u larguan nga vendi i ngjarjes me automjet.

Për këtë sulm ka nisur një hetim./aa