Sipas një sondazhi kandidati i Partisë Republikane dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të fitojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Të mërkurën, Shkolla Juridike "Marquette" zbuloi rezultatet përfundimtare të një sondazhi të zhvilluar nga 5 deri më 15 shkurt, i cili hodhi dritë mbi pozicionin e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për 5 nëntor.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se 51 për qind e votuesve të regjistruar janë përcaktuar për Trumpin ndërsa përqindja e atyre që favorizojnë presidentin aktual Joe Biden është 49 për qind. Kur llogariten votuesit potencialë, mbështetja e Trumpit u rrit për një pikë në 52 për qind ndërsa ajo e Bidenit u ul për një pikë në 48 për qind.

Pjesëmarrësit e sondazhit vunë në dukje se nëse kandidati presidencial do të ishte ish-ambasadorja e OKB-së dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, 58 për qind do të mbështesin Partinë Republikane ndërsa mbështetja për Bidenin do të bie në 42 për qind në këtë ekuacion.

Kur u pyetën për preferencën e tyre për kandidatin presidencial të Partisë Republikane, 73 për qind e votuesve të pavendosur u përcaktuan për Trumpin ndërsa 15 për qind ishin për Haley. Pavarësisht se ata që favorizojnë Bidenin që kanë avantazh prej 66 për qind në pyetjen e sondazhit lidhur me zgjedhjet paraprake demokrate, 27 për qind e votuesve mbetën të pavendosur.

Votuesit deklaruan se i besonin më shumë Trumpit për çështjet që lidhen me emigracionin, sigurinë kufitare dhe ekonominë ndërsa mbanin anën e Bidenit për çështjet që kanë të bëjnë me politikën e abortit, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet e sigurimeve shoqërore./aa