Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses pranë Shërbimit të Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale në Spitalin Francez në QSUT.
Ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, nëpërmjet ndërhyrjes se kirurgjisë ortognatike bimaksilare (Le Fort I dhe Obwegesser-Dal Pont) është bërë i mundur korrigjimi i anomalisë përmes ndarjes dhe ripozicionimit të nofullave, duke rregulluar raportin skeletal, dentar, aspektin estetik dhe gjendjen psiko-emocionale të pacientit.
Ministrja theksoi në një reagim në rrjetet sociale se, ndërhyrja është realizuar nga ekipi i shkëlqyer i OMF-së.
Ndërhyrja u krye nga Dr.Shk.M. Andis Qendro (Shef i Sherbimit te Kirurgjise Oro-Maksilofaciale), Dr.Shk.M. Bensar Shuteriqi (Anestezist reanimator), Dr. Aurora Isufi (Mjeke ortodonte), asistentë të kirurgjise Dr. Lediona Mere, Dr. Kevin Pere, si dhe stafi infermieror, Shpresa Rusta, Suela Duda dhe Flutura Hyseni./ata