Ekipet në Hatay shpëtuan dy pëllumba nga rrënojat

Ekipet e zjarrfikësve vunë re pëllumbin duke fluturuar mbi rrënojat gjatë punimeve të heqjes së tyre dhe e ndoqën atë.

Ekuipazhet panë që kishte një fole nën rrënoja.

Duke hequr bllokun e betonit që ra mbi fole, ekipet arritën të nxjerrin dy pëllumbat nga rrënojat.

Pëllumbat iu kthyen pronarit të tyre.