Ministri i Drejtësisë së Somalisë, Hassan Moalim tha se vendi i tij ka mbledhur 5 milionë dollarë për të mbështetur Türkiye-n pas tërmeteve shkatërruese të muajit të kaluar, duke theksuar se "janë të përkushtuar që t'ia kthejnë shërbimet popullit turk".

 

Më shumë se 46.100 njerëz humbën jetën në Türkiye nga tërmetet e 6 shkurtit, sipas zyrtarëve.

 

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me epiqendër në provincën jugore Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa.

 

Moalim, gjithashtu anëtar i Komitetit Kombëtar të Ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Türkiye tha për Anadolu të martën se "qeveria dhe populli somalez ishin thellësisht të tronditur për shkallën e katastrofës që goditi vëllezërit tanë turq".

 

Katastrofa e madhe që u shkaktua në Türkiye "nxiti solidaritetin e të gjitha segmenteve të shoqërisë somaleze".

 

Moalim shpjegoi se "Presidenti somalez Hassan Sheikh Mohamud i kërkoi qeverisë të formojë Komitetin Kombëtar të Ndihmës për të prekurit nga tërmeti në Türkiye".

 

Më 15 shkurt, kryeministri somalez Hamza Abdi Barre njoftoi formimin e komitetit kombëtar ministror për të mbështetur të prekurit nga tërmeti në Türkiye, duke theksuar se "qeveria dhe populli i Somalisë qëndrojnë pranë popullit turk".

 

"Populli somalez, i cili nuk ka ofruar ndihmë për vendet e tjera që nga rënia e qeverisë qendrore në vitin 1990, mblodhi 5 milionë dollarë, në mbështetje të të prekurve nga tërmeti në Tuürkiye", tha ministri Moalim.

 

"Mundësitë e Somalisë, e cila ende po shëron plagët e saj, mund të mos plotësojnë nevojat e vëllezërve tanë turq në këtë kohë të vështirë, por kjo nuk na pengon të ofrojmë mbështetje për Türkiye-n", shtoi ai.

 

"Mbështetja turke për Somalinë përfshinin të gjitha aspektet, përfshirë institucionet qeveritare, ushtarake dhe civile. Kjo i shtyn somalezët të kujtojnë rolin politik dhe ushtarak të Türkiye-s në rajon dhe t'ia kthejë shërbimet", tha ai.

 

Türkiye është në krye të vendeve që mbështesin Somalinë gjatë krizës së saj të sigurisë dhe humanitare, e fundit prej të cilave ishte mbështetja mjekësore për sulmet me bomba të tetorit 2022 në kryeqytet, të cilat morën më shumë se 100 jetë.

 

Fushatë solidariteti

 

Solidariteti i popullit somalez me Türkiye-n nuk u ndal vetën në mbledhjen e donacioneve financiare.

 

Sipas Moalim, edhe somalezët në institucionet zyrtare dhe private kanë treguar mbështetje duke u lutur për shpirtrat e viktimave të tërmetit.

 

Ai tha se "solidariteti i popullit somalez me vëllezërit e tyre turq buron nga marrëdhëniet e thella që janë konsoliduar gjatë 10 viteve të fundit".

 

"Marrëdhëniet e Türkiye-s dhe Somalisë u thelluan në vitin 2011 kur presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan vizitoi Somalinë gjatë një thatësire të rëndë që mori mijëra jetë", theksoi ai.

 

Moalim vlerësoi trajtimin e Türkiye-s ndaj katastrofës së tërmetit, duke thënë se ajo "i tregoi botës aftësitë e saj në menaxhimin e fatkeqësive. Fillimi i rindërtimit një muaj pas katastrofës është një ngjarje që nuk është parë kurrë në 100 vjet".

 

Forcimi i marrëdhënieve

 

Moalim theksoi se qeveria e vendit të tij po punon për të forcuar marrëdhëniet me Türkiye-n në fusha të ndryshme.

 

"Që nga viti 2011, Türkiye i ka ofruar shumë Somalisë, duke filluar me mbështetjen e saj për krizën tonë humanitare, përmes zbatimit të projekteve të infrastrukturës, kontributit në rindërtimin e institucioneve shtetërore dhe mbështetjen e buxhetit të qeverisë", tha ministri somalez.

 

Ai shtoi se "Somalia ka lidhur disa marrëveshje për bashkëpunim me Türkiye-n në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin, shëndetin, ekonominë, infrastrukturën dhe investimet".

 

Lidhur me kontributin turk në ndërtimin e institucioneve shtetërore, Moalim tregoi se ka "bashkëpunim mes qeverisë somaleze dhe turke për shkëmbimin e përvojave për të mbështetur institucionet tona qeveritare".

 

Moalim tha se "bashkëpunimi midis ministrive të mbrojtjes të dy vendeve" ka qenë i rëndësishëm "pasi Türkiye luan rol të madh në rehabilitimin e ushtrisë somaleze".

 

Ai theksoi se "njësitë e ushtrisë të trajnuara nga Türkiye luajnë rol të madh në fitoret në terren të arritura nga qeveria somaleze në operacionet e saj ushtarake kundër terrorizmit"./AA