Të paktën 41.156 njerëz humbën jetën dhe 105.505 u plagosën nga dy tërmetet e forta që goditën Türkiyen jugore më 6 shkurt, treguan shifrat e fundit zyrtare.

 

Duke folur në një konferencë për shtyp, kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), Yunus Sezer, tha se më shumë se 485.682 njerëz janë evakuuar nga zonat e goditura nga tërmeti deri më tani.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me epiqendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

 

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiyen në një interval prej më pak se dhjetë orësh./AA