Ndihmat humanitare e destinuar për palestinezët në Rripin e Gazas do të transportohet përmes detit nga Qipro në enklavë brenda disa ditësh. Këtë lajm e ka konfirmuar të mërkurën një burim i agjencisë së lajmeve Reuters me njohuri për këtë çështje.
Në këtë fazë nuk është e qartë se cili vend ose vende po ofrojnë ndihmën, cila është sasia e saj, ku do të merret ose si do të shpërndahet. Burimi i Reuters foli për koordinim për këtë çështje me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ata duan që ndihmat të dërgohen para fillimit të Ramazanit” (të dielën), shpjegoi burimi duke folur në kushte anonimiteti.
Dërgesat e ndihmave në Rripin e Gazas po bëhen gjithnjë e më urgjente ndërsa shkatërrimi humanitar në enklavën e rrethuar përkeqësohet. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të shkojë në Qipro për të diskutuar për dimensionet e krijimit të një korridori detar për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazas. Qiproja, 370 kilometra në veriperëndim të Rripit të Gazës, është shteti më i afërt anëtar i Bashkimit Evropian me enklavën palestineze.