Në kuadër të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, ka përfunduar me sukses procesi i matjeve mediko-morfofunksionale në të gjitha shkollat, të cilat janë pjesë e projektit madhor të KOKSH.

Këto matje kanë për qëllim ndërtimin e një strukture të dhënash shëndetësore, morfologjike dhe funksionale për të gjithë fëmijët që janë pjesë e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”.

Qëllimi është evidentimi dhe vlerësimi i ndryshimeve fizike, nëpërmjet krahasimit të matjeve për një periudhe 5-vjeçare, me vlerësime periodike çdo 6-muaj.

Realizimi i këtyre matjeve realizon parashikimin dhe parandalimin e sëmundjeve si obeziteti, diabeti, sëmundje kardiake, si dhe ndihmon në zbulimin e sëmundjeve dhe ndërhyrjen për të parandalimin e incidencave të ndryshme në kohën e duhur.

Janë ngritur gjithsej 25 stacione në 5 Qarqe të Shqipërisë, të cilat janë monitoruar nga stafi mjekësor i projektit.

Matjet po kryhen nga mësuesit e trajnuar disa muaj më parë nga KOKSH./ata