Këshilli i Ministrave miratoi sot një sërë vendimesh në funksion të ministrisë së re të ngritur pak muaj më parë, për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.
Në mbledhjen e radhës qeveria miratoi vendimet për lirimin nga detyra të 2 zëvendësministreve, Vasilika Vjero dhe Adela Xhemali nga posti i zv/ministres për Ekonominë dhe Financat si dhe vendimet për emërimin e tyre në postin e zëvendësministres për Financat.
Po ashtu qeveria miratoi edhe vendimet për lirimin nga posti i zv/ministrit për Ekonominë dhe Financat të Endrit Yzeirajt dhe Olta Manjanit dhe vendimet për emërimin e tyre në postin e zv/ministrit për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin./ata