Aspirata e Moldavisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një “sfidë” për Rusinë e udhëhequr nga Vladimir Putin, tha presidenti francez Emmanuel Macron.
“Franca dhe BE-ja janë me ju për të ndihmuar Moldavinë të arrijë këtë fat evropian”, tha Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e tij moldave Maia Sandu në Paris.
“Realiteti demokratik i Moldavisë dhe aspirata e saj për një të ardhme evropiane, siç është ajo e Ukrainës, përfaqëson një sfidë për Rusinë e Vladimir Putinit, (që Moldavia) të zhvillohet në portat e saj një model tjetër... në vend të indoktrinimit të mendjeve, vrasjes së kundërshtarëve politikë, revizionizmit historik, mbikëqyrjes së shoqërisë dhe luftës imperialiste ndaj fqinjëve”, tha Macron.
Ai përsëriti mbështetjen e Francës për Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së dhe përshëndeti reformat e zbatuara.
Macron u zotua se bashkëpunimi do të vazhdojë në fusha të tilla si lufta kundër sulmeve kibernetike dhe dezinformimit.
Maia Sandu, nga ana e saj, falënderoi Francën për mbështetjen e saj, veçanërisht “në mbrojtje që nga pushtimi i Ukrainës”.
“Ukraina nuk është dorëzuar. As Evropa nuk duhet”, tha Sandu.
Pas konferencës për shtyp, midis Francës dhe Moldavisë gjithashtu u nënshkrua një pakt sigurie./aa