Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi, pas sherrit për një vajzë. Mediat greke raportojnë se 34-vjeçari shqiptar, Visar Dakrama, u qëllua me armë gjahu nga 33-vjeçari grek Athanasios Nazos mëngjesin e sotëm në një lokal në Skylambela në Mykonos.

Sipas informacioneve, para vrasjes ka pasur një përleshje mes autorit, i cili është pronar hotelit dhe shqiptarit, për shkak se ky i fundit i kishte ngacmuar të dashurën. Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të ishullit.