Mbahet sot seanca gjyqësore për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

 

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur sot në GJKKO.

Berisha dhe Malltezi akuzohen për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.