Ka nisur puna për hedhjen e shtresave të asfaltit në aksin përgjatë unazës së qytetit të Lushnjes.

Ministri i Brendshëm, njëherësh, drejtues politik i PS në qarkun Fier, Taulant Balla ndau sot pamje nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Unazës së Lushnjës.

“Rikonstruksioni i Unazës së Lushnjës është një investim madhor për qytetin, që impakton, jo vetëm infrastrukturën rrugore, por edhe zhvillimin e bizneseve në zonë”, theksoi Balla.

“Me këtë ndërhyrje i gjithë segmenti “Vath Korreshi” në të dyja polet e qytetit do të shndërrohet në një arterie socio-ekonomike në funksion të qytetarëve dhe bizneseve që operojnë aty”, nënvizoi Balla./ata