Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Fiona McCluney dhe drejtues të UNICEF, UNDP, UN Women, UNOPS, ILO dhe UNIDO në Shqipëri.

Gjatë takimit u bisedua për përshpejtimin e bashkëpunimeve në proces, informimin mbi kompozimin e ri të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të misionit, si edhe për skicimin e nismave të reja.

“Diskutime të tilla, të hapura, pa dorashka dhe drejt e në thelb, janë domosdoshmëri për kalibrimin e çdo burimi dhe programi ndihme e një mundësi për projekte edhe më efektive në ndikimin direkt për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe inovativ në vendin tonë, me fokus qytetarin, shtresat më vulnerabël dhe çdo kategori sociale të shoqërisë”, tha Gonxhja./ata