Sumbul-aga konsiderohet si një nga personazhet më komplekse të serialit historik turk “Sulejmani i Madhërishëm”.
Roli i tij ishte menduar të zgjaste për disa episode, por pas reagimit të publikut u vendos që ai të qëndronte deri në fund.
Selim Bayraktar në jetën e tij private është shumë larg rolit që ka luajtur. Aktori kujdeset për shëndetin e tij, është një surfist dhe ushtron aftësi të ndryshme që e ndihmojnë të qëndrojë në formë të mirë.
Aktori sot mbush 48 vjeç. Ai ka lindur në Irak, dhe pas 13 vitesh iku në Turqi me familjen e tij.
Për një kohë të gjatë, ai luajti role dytësore në teatër dhe e gjeti veten pas kamerës vetëm në vitin 2009. /tesheshi.com/