Gjatë paradës së “Trooping The Color”, familja mbretërore, e udhëhequr nga Princi William mbështeti Kate Middleton në kthimin e saj në një ngjarje publike pas një mungese të gjatë nga skena mbretërore për shkak të sëmundjes së saj.

Princi me uniformë, në shiun e pandërprerë, hipi në një kalë të quajtur Darby në procesion nëpër Londrën qendrore së bashku me Princeshën e Uellsit dhe tre fëmijët e tyre, George, Charlotte dhe Louis.


Kate ishte larguar nga skena për pesë muaj për t’iu nënshtruar kimioterapisë. Por tani ajo ishte atje me tre fëmijët e saj në një karrocë dhe iu bashkua mbretit Charles, mbretëreshës Camilla dhe anëtarëve të tjerë të lartë të familjes mbretërore në ballkonin e Pallatit Buckingham.

Princesha kishte paralajmëruar prezencën e saj në event vetëm një ditë më parë duke shkruar një mesazh shumë prekës në të cilin tha: “Mezi pres të marr pjesë në Trooping The Color për ditëlindjen e Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të jem në gjendje të marr pjesë në disa angazhime publike gjatë verës, edhe pse e di që nuk jam ende gati.”

Pranë saj, duke e mbështetur si gjithmonë, bashkëshorti i saj, Princi William duken “i lumtur” që e shihte Princeshën Kate të ripërkushtohet në punën dhe projektet e saj të rëndësishme, teksa ajo përgatitej të bënte daljen e saj të parë publike pasi u diagnostikua me kancer në fillim të këtij viti.

Princi, siç zbulohet në një deklaratë nga Kensington Palace, do të vazhdojë të mbështesë gruan dhe fëmijët e tij, siç ka bërë gjithmonë në këto muaj të vështirë, duke vazhduar angazhimet e tij publike.

Judi James, një eksperte e gjuhës së trupit, zbuloi për Daily Mail natyrën e thellë të marrëdhënies midis princit dhe princeshës, pasi i kishte vëzhguar me kujdes në ballkonin e Pallatit Buckingham, ndërsa të dy rrezatues, ata shikonin njëri-tjetrin në sy. Një moment shumë prekës, i kapur nga fotografët, në të cilin sytë e tyre u ndeshën dhe në vështrimet e tyre shpërtheu gëzimi, lumturia për të qenë sërish bashkë në skenën botërore, më të bashkuar se kurrë./BalkanWeb