Sipas informacioneve nga AFAD, ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë Hatay.

Ndërkohë që tërmeti është ndjerë fuqishëm, qytetarët janë larguar në panik.

 

Pas tërmetit 6.4 ballë në Hatay, gazetarja CNN Türk shpërtheu në lot në transmetimin e drejtpërdrejtë.

"Kishte një tërmet të pabesueshëm. Ne ishim në tenda, fëmijët u frikësuan shumë. Nuk gjetëm asgjë për t'u mbajtur. Të gjithë dolën nga çadrat e tyre. Tani jemi në një park, njerëzit janë shumë të frikësuar. Kudo ishte pluhur dhe tym, të gjitha ndërtesat që nuk ishin shkatërruar u shkatërruan." tha gazetarja.