Një video duke ecur me 270 km/h me makinë është në profilin e Klevis Ruçajt, i cili humbi jetën mbrëmë.
Klevis Ruçaj kishte një vit e pak muaj që ishte pajisur me patentë. Megjithëse kishte pak kohë që ishte drejtues mjeti ai ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme.
Ndëshkuar për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator.
Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022.
Gjobitur për shpejtësi 15 nëntor 2022.
Është kapur me celular në drejtimin e mjetit 9 dhjetor 2022.
Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën 27 janar 2022.