Operacioni ushtarak izraelit në Rripin e Gazës "është kthyer në ndëshkim kolektiv kundër palestinezëve dhe ajo që ne shohim sot në Gaza nuk ka asnjë paralele në asnjë nga konfliktet që unë kam parë si Sekretar i Përgjithshëm". 

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ftuar i Fabio Fazios në Che Tempo che Fa.

“Mjaft atëherë”, shtoi ai, “ne kërkojmë një armëpushim humanitar dhe Ramazani, i cili sot, mund të të jetë një mundësi e shkëlqyer për të arritur në mënyrë efektive një armëpushim, ku Izraeli pranon armëpushimin dhe Hamasi liron pengjet”.

Ndërkohë, një përpjekje është duke u zhvilluar për të marrë ndihma për Gazën nga deti. Por anija e parë që do të testojë korridorin e ri, ajo e Open Arms, është ende në pritje në Qipro me 200 tonë ushqime. 

Anija ishte planifikuar të nisej këtë fundjavë. Por tani grupet që e mbështesin atë thanë të dielën se ajo do të largohet "sa më shpejt të jetë e mundur". 

Qindra mijëra palestinezë vuajnë nga uria pas pesë muajsh luftë. Shtytja e ndihmës vjen pasi muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit fillon të hënën në pjesën më të madhe të botës.