Përderisa "Oppenheimer" mori çmimin "Filmi më i mirë" dhe Christopher Nolan, regjisori i këtij filmi, mori çmimin "Regjisori më i mirë" në ceremoninë e 96-të të ndarjes së çmimeve Oscar që u mbajt në SHBA, protesta në mbështetje të Gazës jashtë sallës dhe fjalimi i regjisorit fitues i çmimit, Jonathan Glazer "reagim ndaj okupimit të Gazës" lanë gjurmë në këtë mbrëmje.
Ceremonia u mbajt në Teatrin Dolby në qytetin amerikan Los Angeles ndërsa përveç filmit "Oppenheimer" tërhoqi vëmendjen edhe reagimi ndaj masakrave që po ndodhin në Gaza.
Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën para Teatrit Dolby para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Ata protestuan për armëpushim emergjent në Gaza dhe bllokuan rrugën. Ndërkohë që ceremonia e ndarjes së çmimeve nisi pak me vonesë për shkak të protestës për Gazën, e cila u transmetua edhe nga mediat amerikane, aktorët e famshëm të Hollywood-it kërkuan armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe pozuan në tapetin e kuq me karfica që simbolizojnë "armëpushimin" në jakët e tyre.
Tërhoqi vëmendjen se shumë aktorë, përfshirë yjet e njohur të Hollywood-it si Ramy Youssef, Mark Ruffalo dhe Billie Eilish, erdhën në sallë me karfica të kuqe që simbolizojnë kërkesën për "armëpushim në Gaza".
Aktori i njohur Ramy Youssef dha deklaratë për mediat para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. "Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe drejtësi të përhershme për popullin palestinez. Ky është në fakt një mesazh universal: Ndaloni vrasjen e fëmijëve", u shpreh ai.
Mbështetje për Gazën nga regjisori fitues i Oscarit
Jonathan Glazer, i cili fitoi çmimin për "Filmin më të mirë në gjuhë të huaj" me filmin e tij "Zone of Interest" për Holokaustin, ka reaguar ndaj pushtimit në Gaza në fjalimin e tij teksa pranoi çmimin e tij.
"Ne qëndrojmë para jush si njerëz që refuzojnë uzurpimin e Holokaustit dhe hebraizmit të tyre nga një okupim. Ky pushtim ka sjellë konflikt për shumë njerëz të pafajshëm, qofshin viktimat e 7 tetorit në Izrael apo sulmet e vazhdueshme në Gaza, të gjithë janë viktima të këtyre akteve të çnjerëzimit", theksoi Glazer.
Oppenheimer, fituesi i mbrëmjes
Në mbrëmjen e Oscar-it, filmi i Christopher Nolan "Oppenheimer", për jetën e fizikantit amerikan Julius Robert Oppenheimer, fitoi çmimin "Filmi më i mirë".
Christopher Nolan, regjisori i filmit të nominuar në 13 kategori, arriti sukses të madh me çmimin "Regjisori më i mirë", duke fituar për herë të parë çmimin Oscar.
Aktori irlandez Cillian Murphy, i cili luajti Oppenheimer në film, përjetoi një gëzim të madh pasi e fitoi çmimin "Aktori më i mirë".
Robert Downey Jr., i cili tërhoqi vëmendjen me rolin e tij në Oppenheimer, ndërsa u bë i famshëm me rolin e tij "Iron Man", mori Oscar-in e tij të parë me çmimin "Aktori më i mirë në rol dytësor".
Publikohet videoja e disidentit rus Alexei Navalny
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u publikua edhe një video e shkurtër përkujtimore për disidentin rus Alexei Navalny, i cili vdiq së fundmi derisa ishte në burg në Rusi.
Në video, Navalny thotë në një video-regjistrim që e kishte bërë derisa ishte në burg: "E vetmja gjë që nevojitet për fitoren e së keqes është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë". Fjalët e tij u pritën me duartrokitje në sallë.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u vlerësua edhe dokumentari "20 ditë në Mariupol" në kategorinë "Dokumentari më i mirë".
Çmimet më të rëndësishme nga ceremonia e Oscar-it janë si në vijim:
Filmi më i mirë: Oppenheimer
Regjisori më i mirë: Chistopher Nolan - Oppenheimer
Aktorja më e mirë: Emma Stone - Poor Things
Aktori më i mirë: Cillian Murphy - Oppenheimer
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Da’Vine Joy Randolph - The Holdovers
Aktori më i mirë në rol dytësor: Robert Downey Jr. - Oppenheimer
Kënga më e mirë origjinale: What Was I Made For? - Barbie
Muzika më e mirë: Oppenheimer
Kinematografia më e mirë: Oppenheimer
Efekti më i mirë vizual: Godzilla Minus One
Protesta në mbështetje të Gazës pranë sallës ku mbahej ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar
Protestuesit pro-palestinezë u mblodhën para Teatrit Dolby para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, duke protestuar për një armëpushim emergjent në Gaza
Protestuesit mbanin flamuj palestinez ndërsa brohoritën me slogane "Palestina e Lirë" dhe "Menjëherë armëpushim në Gaza".
Ndërkohë që trafiku u ndal për shkak të protestës para Teatrit Dolby, ku u zhvillua ceremonia, policia mori masa sigurie në zonë.
Karfica me "Armëpushim në Gaza" nga yjet e Hollywood-it
Ndërkohë, yjet e njohur të Hollywood-it si Ramy Youssef, Mark Ruffalo dhe Billie Eilish, erdhën në sallë me karfica të kuqe që simbolizojnë kërkesën për "armëpushim në Gaza".
Duke pozuar në tapetin e kuq, aktorët pozuan para kamerave me karfica të kuqe në kuadër të platformës "Artists4Ceasefire", e cila është krijuar nga aktorët e filmave që bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza.
Aktori i njohur Ramy Youssef bëri thirrje për "armëpushim në Gaza" para ceremonisë
Aktori i njohur Ramy Youssef bëri një deklaratë për mediat para ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Youssef, i cili la përshtypje me performancën e tij në filmin "Poor Thing" këtë vit, foli për revistën "Variety", e cila intervistoi personazhe të famshme në tapetin e kuq, para ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
"Ne bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza. Ne bëjmë thirrje për paqe dhe drejtësi të përhershme për popullin palestinez. Ky është në fakt mesazh universal: Ndaloni vrasjen e fëmijëve. Mos të bëhemi pjesë e kësaj lufte", u shpreh ai.
Duke vënë në dukje se ata bënë thirrje për armëpushim në Gaza me një platformë që përfshin shumë aktorë të famshëm të Hollywood-it, Youssef tha gjithashtu se ai shpreson për një armëpushim.
Ai theksoi se administrata amerikane po i afrohet dalëngadalë një armëpushimi për këtë çështje, Duke iu referuar thirrjes së zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris për një armëpushim, aktori tha: "Pse nuk duhet të jetë tani koha për këtë?".
Youssef tha se shumë artistë bënë thirrje simbolike për armëpushim në Gaza me një karficë të kuqe./aa