Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën 233 mijë e 204 euro.

Po ashtu KQZ-ja ka marr vendim edhe për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi, ka njoftuar se kanë trajtuar një sërë dokumentesh. Ai kërkoi po ashtu që të miratohen afatet e reja.

Derisa Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk mund të votoj pro pa i parë dokumentet.

Ndryshe, sipas vendimit të KQZ-së afatet kryesore për organizimin e këtij procesi i referohen afatit prej 44 ditësh./ata