Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se kanë kryer 6 "sulme mbrojtëse" në rajonet e kontrolluara nga Huthit në Detin e Kuq në Jemen.

CENTCOM bëri një deklaratë në lidhje me sulmet mbrojtëse në platformën e mediave sociale X.

Në deklaratë thuhet se CENTCOM dje kreu 6 "sulme mbrojtëse" në zonat e kontrolluara nga Huthit në Detin e Kuq midis orës 14:50 dhe 23:30 me orën lokale.

Një mjet nëndetëse pa pilot dhe 18 raketa kundër anijeve ishin shënjestruar në sulm dhe se u konstatua se këto armë përbënin "kërcënim të menjëhershëm" për anijet tregtare dhe anijet e marinës amerikane në rajon, theksohet në deklaratë.

Sulmet janë kryer për të "mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t'i bërë ujërat ndërkombëtare më të sigurta për marinën amerikane dhe anijet tregtare", njofton CENTCOM.

Më tej theksohet se anija "Pinocchio", e cila u vu në shënjestër nga Huthit me raketa detare, ishte anije tregtare me flamur liberian që i përkiste Singaporit dhe jo SHBA-së dhe se anija nuk u godit dhe nuk u dëmtua në sulm.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree, në deklaratën e tij në lidhje me sulmin në platformën e mediave sociale Telegram dhe X, tha se ata sulmuan anijen amerikane "Pinocchio" me raketa detare dhe anija u godit drejtpërdrejt.

Ai theksoi se sulmet në Detin e Kuq dhe Detin Oman do të vazhdojnë derisa të ndalen sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe të hiqet bllokada e vendosur ndaj popullit palestinez./aa